Juve mund të luajë edhe më mirë këtë sezon

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Marco Storari thotë se Juventusi mund të luajë edhe më mirë në sezonin 2012/2013.

Bianconerët e mbyllën sezonin e kaluar në Serie A pa asnjë humbje dhe u shpallën kampionë. Ndërkohë që arritën deri në finale të Kupës së Italisë, ku u mposhtën nga Napoli.

Portieri i dytë i Zonjës së Vjetër mendon se në sezonin e ri, bardhezinjtë mund të arrijnë më shumë suksese, kur dihet se luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Po e fillojmë si kampionë në fuqi pasi kaluam një vit të shkëlqyer. Skuadra ka mbetur e njëjtë, ndërsa kemi sjellë edhe disa lojtarë të rëndësishëm, të aftë për ta përmirësuar skuadrën”.

“Ne jemi kampionë të Italisë. Jemi të vetëdijshëm për fuqinë tonë dhe e dimë se mund të bëjmë edhe më shumë në sezonin e ri”, ka thënë Storari për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...