Hazard: Mos më krahasoni me Messin

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, mendon se është ekzagjerim nëse thuhet se ai mund të bëhet po aq i mirë sa Lionel Messi.

21-vjeçari iu bashkua Bluve këtë verë nga Lille për një shumë prej 32 milionë funtesh, ndërsa ka të tillë që e krahasojnë me superyllin e Barcelonës.

“Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe është një ekzagjerim të thuhet se unë mund të jem aq i mirë”.

“Mirëpo, jam i lumtur nëse njerëzit shohin ngjashmëri në mes nesh, ndërsa krahasimi me Messin më bën të mendoj për atë që mund të arrij me Chelsean”, ka deklaruar belgu për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...