Bonera fton Matrin te Milani

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Daniele Bonera, i ka shtuar edhe më shumë spekulimet që e lidhin sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri, me një kthim në San Siro.

Gjatë ndeshjes mes dy skuadrave në ‘Trofeo TIM’, thuhet se Bonera e ka pyetur Matrin nëse do t’iu bashkohej Rossonerëve.

“A do të vish te Milani”, besohet të ketë pyetur lojtari rossoner.

“Do të shoh”, thuhet të ketë qenë përgjigja e sulmuesit bardhezi.

Edhe pse është pritur që Matri të shkëlqejë te Zonja e Vjetër, Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi klasi, prandaj e ka vënë 27-vjeçarin në listën e lojtarëve për t’u larguar.

Nga ana tjetër, Milani është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Zlatan Ibrahimovic drejt Paris Saint-Germain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...