Anzhi mohon bisedimet me Sneijder e Maicon

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Anzhi Makhachkala ka përgënjeshtruar spekulimet në media se planifikon transferimin e dyshes së Interit, Wesley Sneijder dhe Maicon.

Klubi rus transferoi Samuel Eto’on nga Nerazzurrët në verën e kaluar duke e bërë kamerunasin lojtarin më të paguar në botë, ndërsa shumëkush pret veprim të ngjashëm edhe me dy lojtarët tjerë të zikaltërve.

Mirëpo, Anzhi ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare, ku mohon bisedimet me dy lojtarët.

“Klubi nuk ka pasur kurrfarë bisedimesh për kalimin e këtyre lojtarëve në skuadrën tonë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...