“Yanga-Mbiwa kushton sa Thiago Silva”

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Montpellier, Louis Nicollin, ka thënë se qendërmbrojtësi Mapou Yanga-Mbiwa mund të kalojë te Milani vetëm nëse Rossonerët i japin të gjitha paratë që i fituan nga shitja e Thiago Silvas te PSG.

Edhe pse kontrata e francezit skadon në fund të sezonin aktual presidenti i kampionit të Ligue 1, nuk lëshon pe për më pak se 42 milionë euro.

“Nuk shqetësohem për paratë e PSG. Ata (Milani) duhet të na japin të njëjtën shumë që PSG ua dha për Thiago Silvan. Yanga-Mbiwa nuk do të largohet. Kjo është e qartë”.

“Bisedimet mes lojtarit dhe Milanit kanë përparuar, mirëpo për çdo shitje duhet të pajtohem unë. Dhe meqë unë nuk pajtohem, asgjë nuk do të ndodhë. Ai do të qëndrojë këtu”, ka thënë Nicollin për France Football.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...