Ambrosini: Duhet të qëndrojmë të bashkuar
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, ka kërkuar nga klubi të qëndrojë i bashkuar pas ndryshimeve të mëdha në skuadër këtë verë.
Ambrosini nënshkroi kontratë të re njëvjeçare në San Siro këtë verë, por lojtarët tjerë veteranë si Pippo Inzaghi, Gennaro Gattuso, Alessandro Nesta dhe Clarence Seedorf, të gjithë zgjodhën të largohen.
“Do të jetë një vit më ndryshe për secilin dhe kur ju ndryshoni një shkallë e caktuar çrregullimi është normale, por kjo nuk përjashton krijimin e një afrie të re”.
“Ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku sa më shumë që mundemi dhe ne duhet të përpiqemi t’i përcjellim vlerat e këtij klubi te përforcimet e reja”, ka thënë Ambrosini.
Category: Futboll
0 Komente