Asgjë e re rreth të ardhmes së Berbatov

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Manchester Unitedi duket se nuk po merr ofertat që dëshiron për sulmuesin Dimitar Berbatov.

Trajneri Sir Alex Ferguson ka deklaruar se nuk ka asgjë të re rreth lojtarit bullgar, të cilin e ka quajtur një talent të jashtëzakonshëm.

Paris Saint-Germain dhe klubi i tij i mëparshëm, Bayer Leverkusen, janë shprehur të interesuar për shërbimet e 31-vjeçarit, por nuk ka asgjë konkrete.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Dimitarin dhe ai do t’i bashkohet turneut në Afrikën e Jugut dhe në Kinë. Ai është një futbollist fantastik”.

“Sezoni i kaluar nuk ishte i shkëlqyer për të, pjesërisht pasi unë zgjodha më shumë Wayne Rooneyn e Danny Welbeckun... dhe Chichariton”, ka deklaruar Ferguson për MUTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...