‘Balotelli mund të bëhet i mirë sa Messi e Ronaldo’

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Legjenda italiane, Alessandro Altobelli, nuk ka dyshim që Mario Balotelli mund të arrijë nivelet e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Përkundër talentit që ka, sjelljet e 21-vjeçarit brenda dhe jashtë fushës, kanë bërë që ai të ngecë prapa në arritjen e majave të futbollit botëror. Mirëpo, me paraqitjen ndaj Gjermanisë, u tregoi të gjithëve se çfarë cilësish ka.

“Ai është i jashtëzakonshëm dhe nëse piqet pak, ai ka kualitet për t’u bërë njëri nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Kur them se ka kualitet për të qenë një nga lojtarët më të mirë në botë, është se mendoj se mund të bëhet po aq i fortë sa Messi dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...