Valdano: Cassanos i mungoi profesionalizmi te Reali

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Ish-menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se Antonio Cassano nuk ishte sjellë me profesionalizëm gjatë qëndrimit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi italian iu bashkua Mbretërve në vitin 2006 nga Roma, mirëpo ai nuk e transferoi me vete edhe formën e mirë që kaloi te Giallorossët. Kjo bëri që Los Blancos ta mbanin vetëm një sezon.

“Cassano nuk u përgjigj me profesionalizëm ndaj sfidës që paraqiste loja për Real Madridin”.

“Në këtë klub, konkurrenca është aq e madhe saqë të jepet mundësia ta tregosh veten vetëm për një sezon. Në sezonin e dytë është shumë vonë për gjithçka, sepse ata ta japin ‘pasaportën’”, ka thënë Valdano në një intervistë për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...