Batista: Do të dëshiroja që Drogba të arrinte sa më shpejtë

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Shanghai Shenhua, Sergio Batista, dëshiron që Didier Drogba të jetë sa më shpejtë që është e mundur në dispozicion për të luajtur për klubin e ri.

Ish-sulmuesi i Chelseat nënshkroi një kontratë luksoze prej dy vjet e gjysmë, ndërsa është thënë se, më së largu, 13 korriku është dita kur ai do të arrijë te klubi kinez.

“Sinqerisht, do të dëshiroja që të arrinte sa më shpejtë që është e mundur. Klubi më ka thënë se arritja e tij do të jetë më së largu më 13 korrik”, ka thënë Batista në një konferencë për gazetarë.

Një ditë më pas (14 korrik), ai do ta ketë mundësinë të debutojë ndaj Beijing Guoan, klub i cili të shtunën e transferoi Frederic Kanouten.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...