Brazili vazhdon me fitore në Londra 2012
Kombëtarja olimpike e Brazilit, ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj kombëtares së Bjellorusisë, duke u kualifikuar me sukses nga faza grupore ende pa zhvilluar ndeshjen e tretë.
Starti i Brazilit në këtë takim ishte shumë i keq, pasi Renan shënoi për Bjellorusinë dhe epërsinë e parë dhe të fundit të saj në këtë takim.
Në vazhdim Brazili bën presion dhe Alexandre Pato tregoi klasin duke realizuar pas asistimit të Neymar për 1-1 (15’), që ishte dhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë inkuadrohet në lojë Ganso, i cili ndryshoi lojën dhe e vuri menjëherë në pozitë shënimi Neymarin për 2-1 (65’).
Në minutën e fundit përsëri u shfaq Neymar, për t’u shpallur njeriu i ndeshjes pasi asistoi për transferin e ri të Chelseat, Oscar (90’ +2), i cili shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Brazili është në vendin e parë me gjashtë pikë, me tri pikë më shumë se Bjellorusia dhe me pesë më shumë se sa Egjipti dhe Zelanda e Re.
Category: Futboll
0 Komente