Buffon synon 50 ndeshje këtë sezon

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ai synon që të bëjë 50 paraqitje për Juventusin dhe Italinë në sezonin 2012/2013.

“Unë nuk mund t’i pres bashkëlojtarët e mi të kthehen nga pushimet, pasi ka shumë ditë që s’kam qenë në fushë. Unë ia kam vënë vetes synimin që të luaj 50 ndeshje këtë sezon me Juventusin dhe Italinë. E di se mund ta bëj këtë”.

“Ne jemi klubi më i madh në itali dhe kemi drejtorë të mirë. Giuseppe Marotta është i shkëlqyer në punën e tij dhe e di se çfarë të bëjë, kështu që jam i relaksuar dhe kam besim të plotë në klub”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...