Del Piero ende i pavendosur për të ardhmen

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pranuar se nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi veteran është në kërkim të një klubi pasi Zonja e Vjetër nuk ia vazhdoi kontratën, ndërsa është lidhur me kalime në SHBA, Argjentinë dhe Azi.

Të shtunën, ai ishte në Japoni ku mori pjesë në një ndeshje miqësore me qëllime humanitare për të goditurit nga cunami, ku është pyetur rreth të ardhmes së tij.

“Ende nuk e di se ku do të luaj në sezonin e ardhshëm, por fakti që nuk kam ende një klub ma mundësoi që të jem këtu sonte”.

“Do të jetë një vendim i madh pas 19 vitesh, por jam shumë i qetë dhe me klubin e ri do ta filloj një tjetër aventurë të shkëlqyer, sërish me dëshirën për të luajtur futboll, sikur që ishte sonte këtu”, ka thënë 37-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...