Pinto: Do të përpiqem të bëhem portieri kryesor

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Portieri i Barcelonës, Jose Pinto, dëshiron që të tentojë t’ia zë vendin Victor Valdesit si portieri kryesor i skuadrës.

36-vjeçari, i cili është transferuar në Camp Nou në vitin 2008 nga Celta Vigo, është zëvendësues i Valdes dhe luan vetëm në ndeshjet më pak të rëndësishme.

“Tito do ta marrë vendimin që ai mendon se është më i mirë për skuadrën”.

“Kudo që ai thotë se është më mirë të luaj në Kupë ose në La Liga ose tjetërkund, unë do të vazhdoj të punoj, sepse jam konkurrues dhe ambicioz dhe do të përpiqem që ta marr punën e Victor”, ka thënë Pinto në një konferencë me gazetarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...