Pandev: Nuk jam pasues i Lavezzit

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Goran Pandev nuk mendon se ai është njeriu që do të zë vendin e lënë bosh nga Ezequiel Lavezzi te Napoli.

Argjentinasi u largua në drejtim të Paris Saint-Germain, ndërsa trajneri Walter Mazzarri është duke menduar që ta angazhojë sulmuesin maqedonas në pozitën e tij.

“Jemi lojtarë të ndryshëm. Ai luajti shumë mirë këtu te Napoli dhe pastaj vendosi të shkojë”.

“Jam i lumtur për të sepse shkoi te një skuadër e rëndësishme. Por unë kam karakteristikat e mia dhe jam këtu vetëm për t’i ndihmuar skuadrës”, ka thënë Pandev në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...