Të rriten ofertat për Lewandowskin

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Robert Lewandowskit ka kërkuar nga klubet angleze që të rritin ofertat e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Maik Barthel ka konfirmuar se klienti i tij ka marrë oferta nga disa top-klube nga Liga Premier, por i ka këshilluar që të ofrojnë më shumë nëse duan ta transferojnë polakun.

“Jozyrtarisht ka oferta nga top-klubet angleze. Ne e respektojmë situatën e kontratës në Dortmund dhe nuk duam të bëhemi pjesë e spekulimeve”.

“Një shumë transferimi prej 13 milionë funtesh nuk është e përshtatshme”, ka thënë agjenti për Goal.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...