Caceres: Juve edhe më e uritur për trofe

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Martin Caceres thotë se Juventusi është edhe më i uritur për trofe pasi fitoi titullin e kampionit të Serie A në sezonin e kaluar.

Mbrojtësi pranon se gjërat do të jenë më të vështira për Bianconerët në sezonin e ri, kur ata do të luajnë edhe në Evropë, por është i vendosur të luftojë për trofetë kryesore pas suksesit të sezonit të kaluar.

“Do të jetë më ndryshe se sezonin e kaluar. Ne do të luajmë në Ligën e Kampionëve dhe është një garë shumë e vështirë. Kur e them këtë, ne kemi një dëshirë dhe uri të madhe për t’ia dalë sa më mirë që mundemi”, ka thënë Caceres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...