Zyrtare: Interi nënshkruan me Mudingayi

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Interi ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka kompletuar transferimin e Gaby Mudingayi nga Bologna.

Mudingayi vjen në Giuseppe Meazza në formë huazimi njëvjeçar me mundësi të shndërrimit të transferimit në të përhershëm në fund të sezonit të ardhshëm.

Nerazzurrët kërkonin përforcime në repartin e mesfushës dhe trajneri Andrea Stramaccioni duket se ka gjetur lojtarin e duhur.

Mudingayi filloi karrierën e tij te Union Saint-Gilloise, dhe më vonë veshi fanellat e Gent, Torino dhe Lazios, para se t’i bashkohet Bolognas në verën e vitit 2008.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...