Cambiasso: Do të luftojmë për Scudetto

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, beson se skuadra e tij do të jetë konkurrente serioze për titullin e Serie A në sezonin e ri.

“Ajo që ndodhi vitin e kaluar, tashmë i takon të shkuarës. Tash gjithçka nis nga fillimi”.

“Kishte dhimbje dhe zhgënjim për rezultatin, por dashuria për këtë klub nuk është venitur kurrë”, ka thënë argjentinasi për Gazetta dello Sport.

31-vjeçari bart fanellën zikaltër nga viti 2004, ndërsa gjatë periudhës tetëvjeçare ka fituar 15 trofe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...