Napoli mund ta sfidojë Juven

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Napoli mund ta sfidojë Juventusin në garën për titullin e Serie A në sezonin e ri – thotë Marek Hamsik.

“Në pesë vitet e fundit kemi treguar se jemi pjekur dhe kemi përparuar. Duhet të vazhdojmë këtë rrugë”.

“Ka shumë skuadra që mund ta sfidojnë Juventusin, ndërsa Napoli është një prej tyre. Ne padyshim që nuk jemi i vetmi ekip që mund t’i sfidojmë. Duhet të llogarisim edhe në Milanin, Interin, Romën dhe Lazion”.

“Milani pa dyshim se pa Thiago Silvan dhe Zlatanin humb shumë kualitet, por ata janë gjithmonë skuadër e fortë”, ka thënë mesfushori sllovak për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...