Guarin: Interi duhet të bëhet si Juve

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Fredy Guarin, beson se zikaltrit mund të hyjnë në garë për tituj në sezonin 2012/2013 nëse arrijnë të tregojnë pasionin e njëjtë sikur Juventusi një sezon më parë.

Sipas tij, dëshira e Bianconerëve për të fituar ishte një nga faktorët kryesorë të suksesit në sezonin që lamë pas.

“Juventusi tregoi një vendosmëri dhe motivim të qartë në vitin e kaluar. Mund të kuptohej se ata nuk e kishin në mendje të dorëzoheshin për objektivat e tyre. Nëse Interi arrin të shfaqë të njëjtin pasion këtë vit, atëherë mund të arrijmë gjëra të mëdha”.

“Juventusi dhe Milani mbesin skuadrat që duhen arritur, por edhe ne jemi në mes të favoritëve për titull. Do të jetë vështirë, por ne kemi çfarë na duhet për t’u kthyer në maje”, ka deklaruar Guarin për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...