“Mourinho është gjeni”

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është një gjeni, sipas ish-mësuesit të tij të filozofisë, Manuel Sergio, i cili e përshkruan ish-studentin e tij si trajnerin më të mirë në futboll.

“Mourinho kërkoi të kuptonte se futbolli nuk është vetëm aktivitet fizik, por ka edhe gjëra tjera, që nuk është aktivitet njerëzor. Të njohësh futbollin duhet të dini shumë më shumë gjëra për njeriun, jo vetëm atë që ndodh në fushë. Ai e kuptoi se është dashur të di se çfarë është e nevojshme për të qenë i suksesshëm”.

“Ai e di se të drejtosh është të udhëheqësh, por me vlera. Ai përgatit lojtarët e tij jo vetëm teknikisht, por edhe menalisht, kështu që ata duhet të dinë se çfarë të bëjnë në fushë. Është e sigurtë se një njeri gjenial si ai do të kritikohet dhe se njerëzit vështirë e durojnë atë, pasi ai shkon përtej futbollit dhe është mbi trajnerët tjerë. Është e vështirë të kuptosh njerëzit gjenial”, ka thënë ish-mësuesi i filozofisë i Mourinhos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...