Chelsea dhe Tottenham pas Lewandowskit

dardanmiftari | Monday, July 09, 2012 | 0 Komente

Tottenham dhe Chelsea i janë bashkuar garës për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmund, Robert Lewandowski.

Daily Mail shkruan se trajneri i ri i Spurs, Andre Villas-Boas, do të shtyhet me ish-klubin e tij për të transferuar sulmuesin polak, që vlerësohet rreth 20 milionë funte.

Menaxheri i Tottenhamit ka 50 milionë funte në dispozicion për transferime të reja pasi morri në drejtim klubin londinez pas shkarkimit të Harry Redknapp dhe tashmë e ka shndërruar në prioritet Lewandowskin.

Spurs tashmë kanë bërë pyetje për lojtarin, por do të duhet të mposhtin jo vetëm Chelsean, por edhe rivalin tjetër londinez, Arsenalin, me këtë të fundit që është në kërkim të një zëvendësuesi për Robin van Persien që ka shprehur dëshirën të largohet nga klubi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...