Chelsea, ofertë për Oscar

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Internacional, Giovanni Luigi, ka zbuluar se klubi ka marrë një ofertë për mesfushorin Oscar, pikërisht në momentin kur po spekulohet se Chelsea është vënë pas lojtarit.

Blutë besohet se janë të interesuar për mesfushorin kreativ dhe kanë ofruar 25 milionë euro për të.

“Ne kemi marrë një email sot, por është rrugë e gjatë derisa të pranojmë ndonjë ofertë. Oferta nuk ishte aq e mirë sa kam pritur. Ne mendojmë se Oscar vlen më shumë se 20 milionë euro. Nuk ishte një ofertë, mendoj se ishte thjesht një tentim për bisedime. Ne po themi thjesht se oferta duhet të ngritet”, ka theksuar Luigi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...