Chisora: Do të jem i çmendur ndaj Haye

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Boksieri britanik, Dereck Chisora, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se ai do të jetë në formën më të çmendur të mundshme kur do të përballet ndaj David Haye të shtunën mbrëma në Upton Park.

Haye dhe Chisora ishin të përfshirë në një rrahje jashtë ringut disa muaj më parë në Gjermani dhe Chisora thotë se i ka disa hesape të pa sqaruara me Hayen.

“Unë do të jem më i çmendur se kurrë në ring. Gjithçka ka shkuar mirë për mua, unë nuk kam lëndime dhe do të jetë luftë e mrekullueshme”, ka theksuar Chisora.

Dueli i jashtëzakonshëm do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Upton Park të Londrës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...