Tifozët e Barçës: Rezervistët të luajnë ndaj Realit
Një numër i grupeve të tifozëve të Barcelonës i kanë thënë presidentit të klubit Sandro Rosell, që të urdhërojë aktivizimin e Barcelonës B në ndeshjen e ardhshme të Superkupës ndaj Real Madridit, në shenjë proteste ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), që e largoi ndeshjen e suspendimit të portugezit për Superkupën.
Jose Mouirnho ishte suspenduar sezonin e kaluar me dy ndeshje moslojë, përderisa Vilanova u dënua me një ndeshje suspendim. Ishte Mourinho ai që gjatë një përleshje futi gishtin e tij në syrin e Vilanovas, akt që u dënua rëndë nga komuniteti i futbollit. Dhe, RFEF një vit më pas vendosi t’ia heqë një ndeshje të suspendimit Mourinhos, në mënyrë që të jetë i pranishëm në Superkupë.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga grupet ultras të Barcelonës, në theks të veçantë nga gjashtë grupe (Grup Fidel, Nostra Esenya, Almogavers, KF, Supportes Puyol, Toxics Ventura y Unibarcataris), të cilat kanë kërkuar nga Rosell që të marrë masa për vendimin e RFEF.
Këto grupe kanë lëshuar një komunikatë, ku kanë shkruan në disa pika:
1. Është e pa pranueshme që sulmi ndaj Vilanovas të mos dënohet.
2. Është e pa tolerueshme që klubi ka pranuar vendimin e RFEF.
3. Bordi i drejtorëve duhet të marrë masa ndaj kësaj faljeje ndaj Mourinhos
4. Drejtuesit duhet që të vënë në fushë Barcelonën B në shenjë proteste ndaj vendimit të RFEF.
Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës zhvillohet në Camp Nou më 21 gusht.
Category: Futboll
0 Komente