Shaqiri: Dua të jem titullar
Transferi i ri i Bayernit të Munichut, Xherdan Shaqiri, beson se ai është përshtatur mirë te Bayerni dhe se është i gatshëm për të zënë vend në formacionin startues.
“Do të ketë konkurrencë për vende këtu. Jam lojtar i shumëanshëm dhe është me rëndësi që lojtarët të jenë fleksibil për të pasur gjasa të luajnë, por ne duhet të jemi këtu për njëri-tjetrin dhe të shpresojmë për një start të mirë”.
“Mendoj se jemi në rrugë të mirë dhe besoj se do të fitojmë shumë trofe, jam mësuar të fitoj trofe”, ka thënë Shaqiri.
Category: Futboll
0 Komente