Ferdinand: Fitova pagjumësi nga City
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka pranuar se ai ka pësuar sëmundjen e pagjumësisë nga Manchester City, pas fitimit të titullit nga rivalët në sekondat përfundimtare në ndeshjen e javës së fundit në Ligën Premier.
“Së pari, ishte një prej atyre gjërave që nuk mund t’i largosh nga koka. Në javët e para zgjohesha natën duke menduar për atë që ndodhi dhe se si ka mundur të mbarojë ndryshe”.
“Ju nuk mund të harroni atë gjë aq lehtë, por me kalimin e javëve ia arrini. Është e vështirë, sepse njerëzit gjithmonë ju kujtojnë atë moment, qofshin tifozë të United apo të ekipeve tejra. Por, ky është inspirimi për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Ferdinand.
Category: Futboll
0 Komente