Conte: Trofeu TIM, në kohën më të keqe
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i pakënaqur që ekipi i tij do të duhet të marrë pjesë sonte mbrëma në garën tradicionale me Interin dhe Milanin, Trofeo Tim.
“Këto janë teste të vështira dhe ne kemi qenë në stërvitje vetëm për disa ditë. Është test i mirë për të vlerësuar progresin e grupit, por ne po punojmë në aspektin taktik dhe atletik për momentin”.
“Ne po ndërtojmë diçka me rëndësi, por për çdo rast them se duam ta fitojmë edhe këtë garë luksi”, ka thënë Conte.
Category: Futboll
0 Komente