Oscar kaloi testet, nënshkruan me Chelsean pas LO

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Mesfushori brazilian, Oscar, ka zbuluar se ai i është nënshtruar testeve mjekësore te klubi londinez Chelsea, por se pret që të mbarojnë Lojërët Olimpike për të nënshkruar.

20 vjeçari është lidhur me një kalim në Stamford Bridge gjatë verës dhe tani besohet se ai i ka kaluar testet mjekësore dhe do të nënshkruajë pas Lojërave Olimpike.

“Unë kam pasur takim vetëm një takim me mjekun, asgjë tjetër. Unë nuk kam nënshkruar ndonjë kontratë dhe pres që të mbarojnë Lojërat Olimpike për të vendosur”.

“Të gjithë brazilianët kanë një ëndërr të tillë. Unë sikurse të gjithë të tjerët, ëndërroj të luaj në Europë dhe në Ligën Premier”, është shprehur Oscar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...