Del Piero merr ofertë nga Tajlanda
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka marrë ofertë nga klubi tajlandez, Muangthong United.
37-vjeçarit i ka skaduar kontrata me klubin ku i kaloi 19 vite dhe aktualisht është në kërkim të një ekipi të ri.
Liga amerikane MLS është konsideruar si destinacion i mundshëm për Del Pieron, por Gazzetta dello Sport raporton se delegatët e Muangthong kanë qëndruar të martën në Torino për ta bindur sulmuesin italian që ta vazhdojë karrierën në Azi.
Klubi nga Tajlanda është i gatshëm t’i ofrojë ikonës së Juves kontratë dyvjeçare në vlerë prej 10 milionë eurosh.
Category: Futboll
0 Komente