Toure: City ka nevojë për qëndrueshmëri
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, është i kënaqur që trajneri Roberto Mancini ka nënshkruar kontratë për të qëndruar një kohë të gjatë me klubin anglez.
Strategu italian të hënën nënshkroi kontratë pesëvjeçare me kampionin e Ligës Premier, ndërsa lojtari nga Bregu i Fildishtë shpreson që City të fitojë më shumë trofe nën drejtimin e Mancinit.
“U gëzova shumë kur dëgjova lajmin se menaxheri ynë ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare dje (e hënë)”.
“Është e rëndësishme për këtë klub që të ketë stabilitet në të gjitha nivelet, sidomos pasi e kemi fituar titullin (e Ligës Premier) dhe Kupën FA një sezon më parë”, ka thënë Toure.
Category: Futboll
0 Komente