E ardhmja e Van Persiet vendoset sot?

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

E ardhmja e kapitenit të Arsenalit, Robin Van Persie, pritet të vendoset jo më larg se sot sipas mediave nga ishulli.

The Sun shkruan se bosi i Arsenalit, Arsene Wenger do të marrë vendimin gjatë ditës nëse holandezi do të udhëtojë me ekipin në turneun parasezonal në Azi.

Ende nuk dihet nëse Arsenali ka pranuar ndonjë ofertë lukrative për Van Persien, por gjasat që ai të marrë pjesë në turneun parasezonal janë të mëdha pas paraqitjes së tij në stërvitje të hënën.

Për shërbimet e Van Persiet të interesuar janë Juventusi dhe dy klubet nga Mançesteri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...