Veseli i kënaqur me debutimin te United

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Frederic Veseli, është tejet i ngazëllyer me debutimin e tij në fanellën e Djajve në sfidën ndaj Amazulut.

Talenti i ri shqiptar, i cili u transferua nga City te United në janar, ka arritur të luajë në ekipin e parë në ndeshjet përgatitore, duke shfaqur paraqitje kolosale në debutimin e tij ndaj Amazulut para 50 mijë shikuesve në Durban të Afrikës së Jugut.

“Ndihem mirë. Kishte shumë shikues dhe luajta për herë të parë me ekipin e parë dhe ndihem shumë i lumtur. Është shumë më ndryshe në ekipin e parë. Shpresoj të luaj edhe në ndeshjet e Ligës Premier”, ka theksuar Veseli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...