EL: Interi përballë Hajdukut ose Skontos

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Interi do të duhet të mposhtë ose Hajduk Splitin ose Skonton nëse dëshiron të kualifikohet në rrethin tjetër të kualifikimeve për Europa League, pas shortit të tërhequr gjatë ditës për garën e dytë më prestigjioze evropiane.

Interi nuk arriti që të përfundojë më lart se sa në pozitën e gjashtë në Serie A dhe kështu detyrohet që të luajë dy rrethe kualifikuese për Europa League, ndërsa kundërshtar i radhës sipas të gjitha gjasave do të jetë Hajduk Spliti që në sfidën e parë mposhti me rezultat 2-0 Skonton.

Në ndërkohë, tifozët e Liverpoolit do të kenë mundësinë që të shohin ekipin e tyre nga afër, pasi klubi nga Tetova, Renova, do të përballet me Liverpoolin në rast se mposht skuadrën bjelloruse Gomel.

Shorti i plotë:

FK Renova ose FC Gomel vs. Liverpool
Dundee United vs. Dynamo Moscow
St Johnstone ose Eskisehirspor vs. Marseille
Inter vs. Hadjuk Split ose Skonto
Athletic Bilbao vs. Slaven Koprivnica ose Portadown
Steaua Bucharest vs. Sligo Rovers ose Spartak Trnava
Servette ose Gandzasar Kapan vs. Rosenborg ose Ordabasy
Sikori Brijeg ose Saint Patrick vs. Hannover
Anzhi ose Budapest Honved vs. Lokomotiv Plodiv ose Vitesse

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...