Emanuelson: Po ndërtohet një Milan i ri

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Urby Emanuelson thotë se largimi i Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva do t’i japë rastin Milanit të ndërtojë një ekip të ri.

Holandezi thotë se edhe pse është vështirë të zëvendësohen dy lojtarët e larguar, mbetet i bindur se Rossonerët do të mund të luftojnë për titull në sezonin e ardhshëm.

“Është vështirë të pranosh largimin e Ibras dhe Thiagos, por tash do të lindë një Milan i ri”.

“Ky ekip gjithmonë duhet të luajë për të fituar, edhe pa ata. Klubi do të mendojë për të sjellë lojtarë të rinj”, ka thënë Emanuelson për faqen zyrtare të Milanit.

Emanuelson bëri 30 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar dy herë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...