Emre: Atletico mund të konkurrojë me Realin dhe Barcën
Emre Belozoglu ka deklaruar se po përshtatet mirë te Atletico Madridi para fillimit të sezonit të ri. Mesfushori me përvojë u transferua këtë verë në Vicente Calderon nga Fenerbahce, ndërsa ka pranuar se tashmë ndjehet si në shtëpi.
“Që kur kam nënshkruar për Atleticon, kam qenë shumë i kënaqur. Jam këtu qe tri ose katër javë dhe jam i lumtur. Të gjithë lojtarët e respektojnë njëri-tjetrin dhe janë miq”, ka thënë 31-vjeçari për AS.
Më tej, ish-futbollisti i Interit ka theksuar se skuadra për të cilën luan do ta sfidojë Barcelonën dhe Real Madridin për kreun e La Ligas.
“Madridi dhe Barcelona janë shumë të fortë. Mirëpo, Atletico ka lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të cilit nuk i pëlqen humbja”.
“Taktikisht jemi të fortë. Nëse angazhohemi së bashku mund të luftojmë me ta në ligën më të fortë në botë”, ka shtuar turku.
Category: Futboll
0 Komente