Hamilton fillon nga pozita e parë në Hungari

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Piloti britanik, Lewis Hamilton, do të fillojë nga pozita startuese në garën për Çmimin e madh të Hungarisë që mbahet të dielën në Hungaroring.

Vozitësi i McLarenit në kualifikime doli i pari, përpara francezit të Lotusit, Romain Grosjean. Pas tyre do të startojë kampioni në fuqi, Sebastian Vettel (Red Bull) dhe më pas piloti tjetër i McLarenit, Jenson Button.

Kimi Raikkonen (Lotus) ka siguruar pozitën e pestë startuese, kurse lideri i kampionatit të sivjetmë, Fernando Alonso (Ferrari), garën e 11-të të sezonit do ta fillojë nga pozita e gjashtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...