Kalimi i Ibras te PSG i shërben futbollit francez

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Ligës së Futbollit Profesionist (LFP), Frederic Thiriez, beson se kalimi i Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain do t’i shërbejë futbollit në Francë.

Suedezi kaloi në kryeqytet nga Milani për një shumë prej rreth 23 milionë euro, duke iu bashkuar Thiago Silvas që po ashtu u transferua nga Rossonerët.

“Ardhja e Zlatan Ibrahimovicit para së gjithash është lajm i mirë për të gjithë”, ka theksuar Thiriez në një konferencë për gazetarë.

Ai ka shtuar se emrat e mëdhenj do të bëjnë që futbolli francez të tërheqë më shumë tifozë dhe të eksportohet më tepër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...