Interi barazon me Celticun

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Interi ka arritur që në çastet përfundimtare të takimit miqësor ndaj Celticut në Celtic Park të nxjerrë një barazim me rezultat 1-1.

Interi u paraqit me një ekip relativisht të fortë, në një pjesë të parë, e cila ishte zhgënjyese dhe që pasoi me një gol nga Commons (41’).

Interi në pjesën e dytë u kthye fuqishëm. Lojë të mirë tregoi talenti i ri kroat, Marco Livaja, i cili hapi lojën e Nerazzurëve. Në fund, zikaltrit arritën të barazojnë rezultatin me anë të transferit të ri, Rodrigo Palacios (88’), i cili po tregohet të jetë në top formë para sezonit të ri.

Ishte kjo ndeshje miqësore ku Interi e vërtetoi se ka nevojë ende për përforcime dhe ndryshime në modulin e lojës, sidomos pas ndeshjeve kruciale në Europa League ndaj Hajduk Splitit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...