‘Euro 2012 ishte një sukses’

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e vlerëson si të suksesshëm Kampionatin e sivjetmë Evropian – Euro 2012.

Legjenda franceze është i mendimit se nikoqirët, Polonia dhe Ukraina, me organizimin dhe mbarëvajtjen e turneut, dëshmuan se kritikët e tyre e kanë pasur gabim.

“Ky Evropian, i pari në lindje, ishte një sukses që oshtin, një triumf i vërtetë. Polonia dhe Ukraina i treguan gjithë botës se mund të organizojnë një eveniment të këtillë duke mos pasur shqetësime”.

“Ata mund të jenë krenarë për punën që kanë bërë, entuziazmin dhe rezultatin përfundimtar. Unë jam krenar me ta”, citon Uefa.com fjalët e Platinit.

Kujtojmë se kombëtarja e Spanjës shkroi historinë duke u shpallur dy herë radhazi kampion Evrope (dhe tri herë radhazi në turne të mëdha, duke përfshirë edhe KB 2010) pas fitores prej 4-0 kundër Italisë në finale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...