Eusebio: Tello do të shkëlqejë

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelona B, Eusebio, pret që Cristian Tello të përfshihet në ekipin e parë të klubit katalanas për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i ri luajti në disa ndeshje sezonin e kaluar, duke përfshirë dhe një El Clasico ndaj Real Madridit ku ishte i tmerrshëm, ndërsa në formë më të mirë atë e pret trajneri i ekipit të dytë.

“Unë e di se Tello do të jetë pjesë e ekipit të parë, por do të kisha qenë i kënaqur po që se do të kishte qenë me ne. Ai është lojtar i mirë, sidomos në krah. Ai do të shkëlqejë sezonin e ardhshëm”, ka theksuar Eusebio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...