Scholes nuk pendohet që iu kthye futbollit

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, nuk pendohet që është kthyer nga pensionimi për të vazhduar karrierën me klubin nga Old Trafford.

Ferguson e ftoi Scholesin që të kthehet nga pensionimi pasi United kishte nevojë për një mesfushor kreativ dhe përkundër moshës, Scholes e tregoi se është në gjendje ta bëjë diferencën, teksa për vendimin ai nuk pendohet aspak.

“Këtë kohë vitin e kaluar isha diku në Portugali dhe isha i kënaqur që nuk po stërvitja. Një vit më vonë po kënaqem me stërvitjet parasezonale”, ka theksuar Scholes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...