Federer në gjysmëfinale ndaj Djokovic

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Roger Federer pa ndonjë problem të madh e dogji rusin Mikhail Youzhnyn (6-1, 6-2, 6-2), për të arritur në gjysmëfinale të Wimbledonit, ku do të takohet me tenistin serb, Novak Djokovic.

Federer, i cili është në vendin e tretë të ranglistës ATP, shfaqi formën e tij më të mirë që prej kohësh duke mposhtuar rusin pa ndonjë problem dhe duke paralajmëruar rivalët se është në gjendje ta fitojë Wimbledonin e tetë në karrierën e tij.

Por, për të arritur në finale, Federer duhet që të tejkalojë aktualisht tenistin numër një në botë, Novak Djokovic, i cili ishte i pa mëshirshëm ndaj gjermanit, Florian Mayer, për ta mposhtur me rezultat (6-4, 6-1 dhe 6-4).

Gjysmëfinalja mes Federer dhe Djokovic do të zhvillohet të premtën dhe kjo do të jetë mundësia më e mirë për zvicëranin që të shkruajë historinë dhe të fillojë ringritjen në maje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...