Milani angazhohet për Julio Cesar

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Milani është duke e shqyrtuar një ofertë sensacionale për rivalin e përbetuar Interin, në mënyrë që të sjellë në ekip portierin legjendar Nerazzur, Julio Cesar.

Braziliani është shumë pranë largimit nga Interi, pasi tashmë Samir Handanovic është konfirmuar si lojtar i Interit. Nga ana tjetër, Sportmediaset, një mediuam i afërt me klubin Rossoner, raporton se Milani nga afër po e monitoron situatën e Cesar.

Julio Cesar nuk dëshiron të largohet nga Interi, por as nga qyteti i Milanos dhe kështu është sipas mediave e mundur një kalim i tij te Milani edhe pse kjo është e vështirë, pasi një njeri i cili ecën në këmbë nga stadiumi në shtëpi në fitoret pikërisht në ndeshjet deri ndaj Milanit, nuk mund ta tradhtojë ekipin.

Julio Cesar konsiderohet si një prej portierëve më të mirë në histori të klubit nga Giuseppe Meazza, pasi ishte figurë imperative në suksesin e tripletës dy vite më parë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...