Ferguson: Edhe pasi të largohem, United do të jetë i gjallë

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se menaxheri i ardhshëm i Manchester United nuk do ta ketë të vështirë që të ketë sukses.

“Natyrisht, do të ketë jetë edhe pas largimit tim. Manchester United është një institucion dhe një klub me histori. Ne kemi përkrahjen nga e gjithë bota dhe kjo i ngrit pritjet”.

“Por, nuk do të jetë e pamundur për menaxherin e ardhshëm që të ketë sukses dhe nuk mendoj se klubi do të zgjedhë një menaxher shumë të ri. Besoj se askush nuk do ta refuzonte klubin pas largimit tim”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...