Heynckes: Duhet të kemi mentalitet tjetër

dardanmiftari | Sunday, July 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, është i bindur se lojtarët e Bayernit do të fillojnë fushatën e tyre në Bundesliga me një mentalitet tjetër, pas dy viteve pa trofe.

“Unë jam shumë i bindur se ne mund të fitojmë tituj në sezonin e ri dhe është dashur të tejkalojmë disa gjëra”.

“Pas një sezoni të dobët sezonin e kaluar, ju ktheheni në parasezonë më të motivuar. Ne nuk fituam asgjë për dy vite dhe tani duhet që të stërvitemi për mentalitetin e duhur, motivimin tjetër dhe të kemi një qasje komplet tjetër ndaj ndeshjeve. Duhet të rigjejmë mentalitetin tonë fitues me çdo çmim”, është shprehur Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...