Fillon Londra 2012

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Edhe zyrtarisht kanë filluar Lojërat Olimpike, që për herë të tretë në histori do të mbahen në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër.

Ishte kjo një hapje e jashtëzakonshme, në një ceremoni spektakolare të shoqëruar nga fishekzjarre dhe drita të pa parë ndonjëherë, ashtu sikurse nga një program i mahnitshëm, unik dhe tipik për vendin organizues. Vlen të përmendet se për këtë ceremoni janë shpënzuar hiç më pak se 27 milionë euro.
Koreografia hapëse ishte madhështore, e cila shfaqi historinë e Britanisë ndër vite, që nga koha e industrializimit e deri më sot. Për të qeshurat në impiant është përkujdesur kush tjetër pos komikut, Rowan Atkinson, i njohur si Mr. Bean.

Performancën kulmore e shënoi Mbretëresha Elizabeta II, e cila u hodh nga helikopteri në mënyrë simulative bashk me aktorin e James Bond, Daniel Craig.

Shtetet pjesëmarrëse janë të gatshme, ashtu sikurse sportistët e tyre, të cilët parakaluan në stadium. Flamurin tonë kombëtar e mbajti Romela Bega, e cila shoqëroi delegacionin shqiptar, që ishte i treti me radhë.

Tani Lojërat Olimpike kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, kurse sinjali i dërguar nga Londra, na bën të besojmë se do të jetë një prej Olimpiadave më mirë të organizuara në histori të njerëzimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...