Galliani: Mbajtja e Silvas, transfer i ri

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka bërë të ditur se klubi nuk do të bëjë transferime të reja, pasi ka arritur të mbajë në ekip mbrojtësin Thiago Silva.

PSG kishte ofruar 46 milionë euro për Thiago Silvan dhe Milani e refuzoi me kërkesën e Berlusconit. Kjo për Gallianin është goditje në merkato.

“Ne kemi bërë punë të madhe me mbajtjen e Silas, pasi e llogarisim si transfer të ri. Ne mund ta konsiderojmë merkaton tonë të mbyllur. Ne nuk do të transferojmë mesfushorë të rinj, ajo pjesë e skuadrës është e mbyllur. Secili lojtar tjetër mund të largohet, nëse nuk është lojtar kyç i ekipit”, ka theksuar Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...