Zyrtare: Lucio lojtar i Juventusit

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka bërë të ditur se ka arritur të transferojë Lucion si transfer të lirë pas largimit të brazilianit nga Interi.

Mbrojtoësi kaloi me sukses testet mjekësore në Torino të martën dhe pasdite nënshkroi kontratën dyvjeçare.

Lucio do të fitojë 2.6 milionë euro në sezon, por kjo shumë mund të rritet varësisht prej numrit të paraqitjeve dhe bonuseve.

Lucio kishte edhe dy vjet kontratë me Interin, por atij iu shkëput kontrata me marrëveshjen e të dyja palëve. Ai ishte i lidhur me një kalim te Fenerbahçe dhe Bayer Leverkusen, por Juventusi arriti të bëjë transferimin e katërt të jashtëzakonshëm këtë verë.

Ky transferim përbën dush të ftohtë për tifozët e Interit, të cilët e shihnin Lucion si një prej figurave më imperative të klubit, pas heroizmave bashkë me Samuelin në vitin 2010, kur ishin tandemi më i fortë në botë i cili fitoi tripletën dhe arriti të gjunjëzojë Barcelonën në top formë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...